Pas zhurmës së madhe se deputeti i BDI-së, Agim Shaqiri ka shpëtuar deputetin e VMRO-së Trajko Veljanovskin nga burgu TetovaSot mëson se Kryetari i Komisionit për emërime dhe mandate, Pavle Bogoevski nga revolucioni laraman, ndërpriti para kohe seancën e sotme ku diskutohej kërkesa e gjyqit për heqjen e imunitetit të deputetit Trajko Veljanovski, si i dyshuar për ngjarjet e 27 prillit.
Siç merr vesh TS, deputeti Agim Shaqiri është dërguar në qendrën emergjente në klinikën shtetërore ku është ndaluar nga mjekët për arsye të probleme serioze shëndetësore. Pas kësaj ngjarje deputetja e BDI-së Mirsada Emini Asani nga Gostivari e cila zëvendëson deputetin Agim Shaqiri është nisur urgjentisht për Shkup, por Pavle Bogoevski nga LSDM, ka vendosur që mos ta pres atë, ta ndërpres seancën dhe ta fus në votim kërkesën për heqjen e imunitetit të Veljanovskit.
Më pas deputetët kanë votuar 4:4 me ç’rast komisioni nuk ka marrë asnjë vendim.
Shtrohet pyetja, a kishte marrëveshje të fshehtë midis LSDM-së dhe VMRO-së për ta shpëtuar Trajko Veljanovskin pasi që e shpejtuan votimin e sotëm duke shfrytëzuar mungesën e deputetit të BDI?/TS/