Ja si kundërshtohen ligjet në parlamentin e Zelandës së Re (VIDEO)

Në seancë parlamentare në Zelandën e Re u ndërpre përkohësisht pasi deputetët Maori interpretuan një haka. Në këtë mënyrë, deputetët Maori protestuan kundër një projekt-ligji që rishikon Traktatin historik të Waitangi-t, të vitit 1840.

Marketing

Ky traktat, i nënshkruar midis Kurorës Britanike dhe krerëve Maori, mbetet themelor për rregullimin e marrëdhënieve mes dy palëve.

Udhëheqësit Maori e kundërshtojnë draftin me argumentin se cënon të drejtat e popullsisë autoktone.

Maori-t përbëjnë 20% të popullsisë së Zelandës së Re dhe debati thekson përplasjen e vazhdueshme mbi interpretimin e traktatit dhe ekuilibrin e pushtetit.                    https://youtu.be/mazRMpkUIq0?si=LP9f5SjWyl4V7lZL

Marketing