Ja si po përgatitej arratisja e Mijallkovit

Një veturë me targa diplomatike, në pronësi të Ambasadës Hungareze nga Beogradi mbrëmë ka qenë në garazhet nëntokësore të hotel “Marriott” në sheshin e Shkupit, gjatë prangosjes së ish shefit të DSK-së Sasho Mijalkov.

Marketing

Vetura është gjendur në garazhet nëntokësore të hotelit në fjalë në kohën kur anëtarët e njësitit special “Alfa” të urdhëruar nga gjykata penale kishin shkuar t’a kapnin Sasho Mijalkovin.

Nëse prania e veturës me tabela diplomatike ishte rastësi apo diçka më shumë se kaq, nuk ka informacion.

Kushëri i Mijalkovit, ish-kryeministri Nikolla Gruevski, tashmë është e njohur zyrtarisht se ai ka ikur nga Maqedonia me ndihmën e automjeteve të diplomacisë hungareze që kaluan nëpër Shqipëri, Malin e Zi dhe Serbi.