Ja si u ndanë votat për “The Best 2018”

Luka Modric u zgjodh fituesi i “The Best”, çmim me të cilin FIFA njohu lojtarin më të mirë të sezonit 2017-2018. Mesfushori kroat u pasua nga Cristiano Ronaldo, ndërsa i treti u pozicionua Mohamed Salah.

Marketing

Duhet pasur parasysh se Modric u zgjodh pas shqyrtimit të votave të kapitenëve dhe trajnerëve të të gjitha kombëtareve që aderojnë në FIFA-a, nga pesë kontinente, plus një grupi gazetarësh dhe tifozësh në internet.

Secili kapiten dhe trajner kombëtareje zgjedh tre lojtarë, duke i dhënë pesë pikë atij që e nominon për vendin e parë, tri pikë për vendin e dytë dhe një pikë për vendin e tretë. Në bazë të një votimi të tillë, kapiteni i Kroacisë mori 29.05% të totalit të votuesve, i ndjekur nga CR7 me 19.08% të votave dhe Mohamed Salah me 11.23% të votave.

Bie në sy se Lionel Messi, ylli i Barcelonës, renditet i pesti në një klasifikim të përftuar në bazë të votave, me 9.81%, pas “podiumit” finalist (Modric-Ronaldo-Salah) dhe “adoleshentit” francez të PSG-së, Kylian Mbappe.

Votat

Pozicioni Lojtari Përqindja e votave
1 Luka Modric 29.05%
2 Cristiano Ronaldo 19.08%
3 Mohamed Salah 11.23%
4 Kylian Mbappé 10.52%
5 Leo Messi 9.81%
6 Antoine Griezmann 6.69%
7 Eden Hazard 5.65%
8 Kevin De Bruyne 3.54%
9 Raphael Varane 3.45%
10 Harry Kane 0.98%