Ja vendimet e mbledhjes së Qeverisë

Qeveria e Republikës së Maqedonisë në mbledhjen e sotme ka miratuar disa vendime:

Marketing

-Rritja e fondeve për thirrjen e dytë për soba me peletë. Të drejtë aplikimi do të kenë të gjitha familjet që kanë blerë soba me peletë në periudhën prej 1 shtatorit deri më 12 dhjetor 2018;

-Është aprovuar kredi për Jugohromin për blerjen e filtrave kundër ndotjes;

-Është miratuar propozim modeli për reformat në sistemin e sigurisë dhe inteligjencës ;
-Propozim ligji për ndryshim të Ligjit për gjykatat të shkojë në Komisionin e Venecias;

-Fillon procedura për ndërtimin e Qendrës Sportive;

-Qeveria miratoi mendim negativ për propozim ligjin për amnisti për personat e përfshirë në ngjarjet e 27 prillit në Parlament e cila u dorëzua nga një grup deputetësh në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë;

Marketing