Jahoski mbetet në paraburgim, Gjykata Penale e refuzoi ofertën për lirim me kusht

Asmir Jahoski do të qëndrojë në paraburgim pasi Këshilli Penal sektori për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit në kuadër të Gjykatës Penale në Shkup e ka refuzuar si të pabazë kërkesën për të zëvendësuar masën e paraburgimit me garancion.

Siç njoftojnë nga Gjykata Themelore Penale në Shkup, “gjykata duke vlerësuar të gjitha rrethanat që lidhen me hetimin, dhe përskaj dhënies së mendimit pozitiv të prokurorit publik, konsideron se në këtë moment ende ekzistojnë rrethanat për ekzistimin e masës së caktuar të paraburgimit nga pika 2 e nenit 165 paragrafi 1 i Ligjin për procedurë penale, gjegjësisht rrethanat të cilat thonë se mund ta pengojë hetimin duke ndikuar tek dëshmitarët si dhe se mund të fsheh, falsifikojë dhe shkatërrojë gjurmët e veprës penale, nga shkaqe që procedura hetuese ende është në rrjedhë dhe se ende ndërmerren aktivitete të tjera hetuese për grumbullimin e dëshmive”, thuhet mes tjerash në njoftim.

Nga GJTHP njoftojnë se Jahoskit paraburgimi i është vazhduar më 8 prill 2025, pikërisht për shkaqet që parashihen në Ligjin për procedurë penale.

Kundër këtij vendimi Jahoski ka të drejtë ankese deri në 3 ditë.

Marketing