Deputeti i BDI-së Ismail Jahoski i ka hedhur poshtë akuzat e bëra nga partia opozitare shqiptare ASH-AA. Ai thotë se nuk ka asnjë funksion në kompaninë “Pucko Petrol”.
“Unë nuk kam asnjë funksion në kompaninë “Pucko Petrol”. Kjo kompani i furnizon me lëndë djegëse të gjitha institucionet shtetërore pa marrë parasysh nga cila parti udhëhiqen. I demantoj të gjitha akuza të bëra lidhshmërinë time me kompaninë dhe marrjen e tenderëve nga institucionet”, deklaroi Jahoski.
Ndryshe ASh-AAA paralajmëroi se ditëve në vijim do të dërgojë parashtresë deri te Komisioni Shtetëror për luftë kundër korrupsionit si dhe në Prokurori, për të hulumtuar marrjen e tenderëve nga kompania “Pucko Petrol” në pothuajse te të gjitha institucionet shtetërore.