Jahti i Steve Jobs përplaset me jahtin e miliarderit meksikan në Napoli

Screenshot

ITALI- Përplasja mes dy mega jahteve në Napoli!

Marketing

Video është publikuar nga miliarderi meksikan Ricardo Salinas i cili tregon momentin në të cilin anija e tij goditet nga Venusi, jaht i cili i përket themeluesit të Apple Steve Jobs, tashmë në pronësi të gruas së tij të ve.

‘Nuk do ta besoni’- shkroi Salinas në rrjetet sociale, ‘por jahti ynë u godit ndërsa ishim në Napoli‘.

‘Jahti i Steve Jobs, themeluesit të Apple (tani në pronësi të gruas së tij Laurene), na goditi teksa ishim të ankoruar para Napolit.

Do të doja të dija se çfarë po bënin kapiteni dhe ekuipazhi që nuk panë një jaht aq të madh sa imi përpara. Për fat të mirë nuk ka ndodhur asgjë, por është një gërvishtje e dukshme, e cila do të kushtojë shumë për ta rregulluar”.- shkruan Salinas.

 

Marketing