Jakimovski lirohet nga arresti shtëpiak

Ish kreu i komunës së Karposhit, Stevçe Jakimovski, është liruar nga paraburgimi shtëpiak. Gjykatësi i procedurës paraprake javën e kaluar i ka hequr Jakimovskit masën e paraburgimit shtëpiak dhe i ka caktuar masat e sigurisë.

Marketing

Vendimi i tillë erdhi pas propozimit të prokurorit publik kompetent, i cili ka kërkuar ndërrimin e paraburgimit me masa të kujdesit.

“Prokurori publik kompetent, deri tek gjykatësi i procedurës paraprake, ka dorëzuar propozim për heqjen e masës së paraburgimit shtëpiak dhe caktimin e masës së kujdesit, gjykatësi e ka pranuar propozimin dhe ka zëvendësuar paraburgimin shtëpiak me masë të kujdesit”,- njoftojnë nga Gjykata.

Gjykata i caktoi masën e paraburgimit Jakimovskit në mars të këtij viti. Ai bashkë me katër persona të tjerë akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare në periudhën prej 2011 deri në vitin 2017.

Sipas aktakuzës, Jakimovski dhe bashkëpunëtorët e tij iu kanë mundësuar të përfitojnë fitim të paligjshëm personave juridik “Alkonproekt” dhe “S. M. Kompani”, përmes ndryshimit midis çmimit real dhe shitjes në bazë të procesit të legalizimit, me çka e kanë dëmtuar buxhetin komunal për rreth gjysmë milion euro, thuhej në aktakuzë.

Marketing