Jakimovski: Na janë vjedhur shumë vota

Koalicioni “Guximshëm për Maqedoninë” akuzon se u janë vjedhur më shumë se 600 vota në tre njësi zgjedhore. Ata paralajmëruan ankesë deri te Gjykata Administrative, por edhe padi penale kundër KShZ-së dhe kryetarit të këtij institucioni, Aleksandar Dashtevski. Jakimovski tha se votat e vjedhura janë në njësinë zgjedhore 1, 2 dhe 5 dhe i janë kaluar koalicionit VLEN dhe “Frontit Evropian”.

Marketing

“Në këtë inxhinieri zgjedhore është përfshirë edhe KShZ-ja. Informacionet tona thonë se kjo është bërë edhe gjatë zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare, por edhe në ciklet e mëparshme zgjedhore. Qëllimi është që partive më të vogla, që nuk kanë vëzhgues në qendrat e votimit, t’u merret një numër i caktuar votash, të cilat më pas do të kalojnë në partitë më të mëdha për të marrë më shumë deputetë.”, – theksoi kryetari i GROM-it, Stevço Jakimovski.