Jakup Hasipi – Një Hoxhë si ky (VIDEO)

Një dokumentar për jetën dhe veprën e një prej dijetarëve muslimanë shqiptarë të shekullit 20, Mulla Jakup Hasipit.

Marketing

Jakup Hasipi (2 shkurt 1951 – 6 janar 2006) u lind dhe jetoi në fshatin Sllupçan të Kumanovës. Ishte magjistër në teologji dhe patriot i njohur jo vetëm në fshat e në rrethin e Kumanovës por në tërë Maqedoninë edhe më gjerë. Ndër të gjitha lirisht mund të thuhet se ishte më oratori dhe më karizmatiku ndër shqiptarët e këtyre trojeve në kohën tonë. Ligjërimet e tij dallohen për nga përmbajtja karizmatike dhe argumentuese. Paraqitja e tij multimediale këto 25 vitet e fundit e posaçërisht pas viteve ’90 ka ndikuar drejtpërdrejt në vetëdijësimin e rrethit të Likovës si në aspektin fetar islam ashtu edhe në aspektin kombëtar e patriotik.

Jeta dhe edukimi

Jakup Hasipi u lind në fshatin Sllupçan më 2 shkurt 1951. Shkollimin fillor e kreu në vendlindje, shkollimin e mesëm e kreu në Damask të Sirisë në medresenë “el-Furkan’” në vitin 1980. Studimet i kreu në universitetin e famshëm Al-Az’har, në fakultetin e bazave të Fesë Islame të Egjiptit në vitin 1985, ndërsa studimet postdiplomike i vazhdoi në Bejrut të Libanit.
Gjatë viteve 1985-1990 punoi si imam në një xhami në Leverkusen të Gjermanisë ku ka dhënë një kontribut të çmueshëm në kultivimin e vlerave fetare, morale, kulturore e kombëtare.
I vetëdijshëm për situatën në trojet tona në vitin 1990 kthehet në vendlindje për të kontribuar në gjendjen e rëndë të popullatës. Në ligjëratat e tij ishte shumë i përpiktë dhe i guximshëm, kështu që i ka bërë ballë kërcënimeve dhe marrjeve të shumta në pyetje nga ana e policisë sllavo-maqedonase. Nga kjo periudhë e gjer në vdekjen e tij ka organizuar mbi 5000 ligjërata, kontribut ky që ka dritë çdo ditë në trojet tona përmes ruajtjes multimediale.
Në vitin 2001 gjatë luftës në Maqedoni, Jakup Hasipi paraqitet si njëri ndër strategët kryesorë në organizimin dhe përkrahjen e luftës, sepse ishte i bindur se vetëm përmes kryengritjes popullata do të jetë në gjendje të arrijë lirinë dhe të drejtat e veta.
Pas përfundimit të luftës në vitin 2003 në zgjedhjet e rregullta të Bashkësisë Islame në Kumanovë u zgjodh myfti për komunën e Kumanovës dhe Likovës.
Më 7 janar 2006 në një aksident trafiku në magjistralen Shkup-Kumanovë ndërron jetë.

Kontributi në Islam

Kontributi i tij në sferën e Islamit ndër të rinjtë dhe të rriturit në Maqedoni dhe Kosovë është i njohur ndër këto troje si përmes pjesëmarrjeve të drejtpërdrejta në tubime ashtu edhe përmes ligjërimeve multimediale. Vlen të ceket se të gjitha filmimet audio dhe video janë falas pa asnjë kufizim nga ana e këtij ligjëruesi.
Ndër këto xhirime të ligjëratave më të njohurat janë ligjërata e mabajtur në Ferizaj me rastin e përvjetorit të lindjes së Muhamedit a.s., nga ku mbetet thënia e tij se: “…pa lexim jemi qumësht i prishur, pa lexim jemi një popull i prishur…”[1], si dhe xhirimi i ligjëratave në Prishtinë[2] dhe Ferizaj[3].

Kontributi kombëtar

Si një imam dhe një menaxher i mirë i çështjeve të një fshati ka ndikuar shumë pozitivisht në organizimin e qytetarëve të fshatit si në çështjet e brendshme të fshatit ashtu edhe në ato të jashtme. Organizimi i tij ka qenë i njohur që nga koha e rrënimit të mureve në territorin e Maqedonisë, proces ky që kishte për qëllim krijimin e trazirave ndër shqiptarët e Maqedonisë.
Ndikimi i tij me një dritë të pastër patriotike ka qenë gjatë luftës së vitit 2001 kur me veshje të UÇK-së është paraqitur në opinion dhe ka kërkuar angazhimin masiv të popullatës në luftë kundër sllavo-maqedonasve, ku emri dhe vepra e tij kanë pasur ndikim në popullatë gjatë gjithë kohës.