Jakup Krasniqi mungon në dasmën e djalit, vajza i bën një dedikim prekës

Sot martohet Altin Krasniqi, djali i ish kryetarit të Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi, i cili momentalisht ndodhet në paraburgim në Hagë.

Marketing

Çifti i ri gjatë ditës së sotme kanë marr shumë urime në rrjetet sociale nga bashkëpunëtorë e të afërm.

Gresa Krasniqi, vajza e ish-kreut të Kuvendit, Jakup Krasniqi, në një postim në Facebook, ka shkruar për martesës martesën e të vëllait dhe mungesën e babait të saj në këtë ditë të shënuar për familjen.

Postimi i plotë i Gresa Krasniqit:

Altini u bë burrë, po martohet sot!

Ne tavolinën e dashnisë do të mungosh ti Babi, njeriu më i rëndësishëm në jetët tona por ne do të festojmë edhe për ty.

Babi do të jesh pranë nesh, në lutjet tona, në vallëzimet tona dhe në çdo dolli që do të ngrem!

Do të jesh pranë nesh në mëngjes kur të zgjohemi, si bajraktar për të marrë nusen e deri në mbrëmje vonë. Do të jesh pranë nesh në lotët qe sigurisht do të na tradhtojnë dhe në të qeshurat tona!

Je kujtimi ynë më i bukur, e njeriu më i pazëvendësueshëm.

E në orën 4, do të jeshë pjesë e festës falë teknologjisë. Me kaq jemi të lumtur, e me ty shumë krenarë!

E jetojmë çdo ditë me shpresën se shumë shpejt bashkë do të shijojmë lirinë qe aq fort e meriton!

Ty Babi të urojm shëndet ndërsa Altinit dhe Elizabetes dashuri pafund!

Te trashegohen çifti i bukur! 🤍

Marketing