Sheji: Me mbështetjen e ‘Shvercerave’ mund të përballemi me çdo kundërshtarë

Skuadra e Shkupit ditën e nesërme do të përballet ndaj Dinamo Zagreb në ndeshjen kthyese në kuadër të raundit të dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve. Mbrojtësi i Shkupit, Blerton Sheji, para ballafaqimit ka thënë se me mbështetjen e tifozëve ‘Shvercerat’ mund të përballen me çdo kundërshtarë.

Marketing

Ndeshja e parë e zhvilluar në ‘Maksimir’ përfundoi me rezultat të barabartë 2-2, ku kampionët e Maqedonisë së Veriut treguan paraqitje të mrekullueshme me ç’rast kanë mundësi shumë të mirë për të kaluar më tutje.

Rreth kësaj ndeshje në konferencë për shtyp ka folur mbrojtësi i krahut të majtë, Blerton Sheji, i cilia tha që janë të përgatitur maksimalisht dhe nuk do të lejojnë të ndodhë ndonjë lëshim.

”Sa i përket ndeshjes së nesërme sigurisht që Dinamo ngelet favorit, por me mbështetjen e Shvercerave ne mund të përballemi me çdo kundërshtarë. Jemi përgatitur maksimalisht, nuk do të lejojmë të ndodhë ndonjë lëshim sepse në ndeshje të tilla çdo lëshim kushton shumë shtrenjtë,” tha ai.

Nga tre skuadrat shqiptare që ishin pjesë e Ligës së Kampionëve këtë sezon Tirana, Ballkani dhe Shkupi vetëm kjo e fundit arriti të kualifikohej për në fazën tjetër.

Marketing