Jakupi: KSHZ ka kapacitet për mbarëvajtjen e referendumit

Mos harmonizimi mes Kodit Zgjedhor dhe Ligjit për Referendum, tashmë është tejkaluar me rregulloren e re të miratuar për punën e KSHZ-së e cila ka filluar edhe zyrtarisht përgatitjet për referendumin e 30 shtatorit. Ish anëtari i KSHZ-së Subhi Jakupi, thotë se komisioni zgjedhor ka kapacitete dhe përvojë për mbarëvajtjen e procesit. Sipas tij, rregullorja e KSHZ-së, mundëson pikërisht tejkalimin e mospërputhjeve mes Ligjit për referendum dhe Kodit Zgjedhor.

Marketing

“Administrata në KSHZ ka përvojë dhe me rregulloren që ata e kanë sjell si KSHZ besoj se do të tejkalohet mos-harmonizimi i këtyre çështjeve teknike që mund të paraqiten mes dy ligjeve. Mendoj se do të tejkalohen problemet edhe në të ardhmen me akte nënligjore dhe do harmonizohen qëndrimet për mbarëvajtjen e referendumit”, tha Subhi Jakupi, ekspert.

Sa i përket votimit të diasporës e cila një ditë para të tjerëve pra më 29 shtator, do të duhet të votojë në përfaqësitë diplomatike apo konsullatat jashtë vendit, Jakupi thotë se qytetarët që jetojnë jashtë Maqedonisë munden vetë të përzgjedhin nëse duhet të votojnë atje ku jetojnë apo të kthehen në vendlindje. Por ai përkujton mërgimtarët se nëse zgjedhin të votojnë në vendet ku jetojnë, deri më 23 gusht duhet patjetër të njoftojnë përmes postës elektronike KSHZ –në, në mënyrë që të shfrytëzojnë nëpër ambasada të drejtën e tyre.

“Me këtë rregullore ata që dëshirojnë të vine në Maqedoni u lejohet të shfrytëzojnë të drejtën e votës në Maqedoni, ata që nuk duan të vine mund të paraqiten në përfaqësitë diplomatike në diasporë më 23 gusht të paraqesin formularët përmes postës elektronike të KSHZ së dhe do dihet se sa votues janë paraqitur në gusht dhe obligim shtesë është se votimi do mbahet një ditë më herët në diasporë”, tha Jakupi.

Sipas Jakupit organizator i referendumit është Parlamenti I cili ka për detyrë të bëjë propagandën për të ftuar votuesit dhe për ti informuar për referendumin dhe rëndësinë e tij. Ai më tej shton se nuk do ketë pengesa teknike sa I përket mbarëvajtjes së referendumit, edhe pse i njëjti do jetë sfidë sepse referendum i fundit është i fundit në nivel republikan ka qenë i organizuar 2004 -ën.

Marketing