Tifozët e Bayern Munichut e kanë sulmuar James Rodriguezin pas ndeshjes ndaj Real Madridit.
Tifozët e Bayern Munichut nuk e kanë mirëpritur vendimin e James Rodriguezit të mos e festojë golin ndaj Real Madridit në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve.
Ish futbollisti i “Los Blancos” u kërkoj falje tifozëve në Santiago Bernabeu pasi realizoi në portën e vendasve për barazimin 2:2 që prapë e kualifikoi Real Madridin në finale.
“Tradhtar”, “Mungesë e respektit ndaj tifozëve të ekipit tënd”, “Jemi të hidhëruar”, ishin disa prej komenteve në adresë të Jamesit në rrjete sociale.