James Rodriguez bën mrekullinë, shpëton jetën e Coulibalyt

Një ngjarje tjetër jo e mirë gjatë një ndeshje futbolli në Katar.

Marketing

Bëhet fjalë për mbrojtësin e Al Wakrah, Ousmane Coulibaly që pësoi arrest kardiak.

Gjatë takimit Al-Rayyan – Al Wakrah, Coulibaly pësoi një sulm në zemër, mirëpo ishte mesfushori James Rodriguez që i qëndroi afër dhe ia mbajti kokën duke i ndihmuar që të marrë frymë.

Sipas mjekut të skuadrës, falë kësaj punë të madhe të James, mbrojtësi arriti të shpëtoi.

Ndërkohë, tani mbrojtësi është në gjendje të qetë dhe jashtë rrezikut për jetë.