Janakieski dënohet me dy vjet burg me kusht

Ish-ministri Mile Janakieski sot është dënuar me dy vjet burg me kusht në rastin “Dizajn”, gjegjësisht për blerjen e 202 autobusëve kinezë dykatësh, konfirmojnë për “Fokus” Gjykata Penale, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Marketing

Janakieski e mori dënimin me kusht pasi paraprakisht e kishte pranuar fajësinë, ndërsa i njëjti dënim u shqiptua edhe për dy të akuzuarit tjerë, anëtarë të Komisionit për Prokurim Publik.

Në këtë rast akuzohet edhe deputeti i OBRM-PDUKM-së, Igor Janushev, i cili do të vazhdojë të gjykohet, pasi nuk e ka pranuar fajësinë dhe ka deklaruar se nuk e kupton akuzën e ngritur ndaj tij. Ai akuzohet si anëtar i Komisionit për Prokurim Publik në Qytetin e Shkupit.

Rastin e ka hapur ish-PSP-ja, ndërsa hetimin e ka udhëhequr prokurorja Lile Stefanova.