Janakieski sërish në gjykatë për rastin “Trajektorja”

Me prezantimin e SMS porosive dhe dëshmitë tjera materiale që ka propozuar PSP, sot në Gjykatën Penale vazhdon gjykimi për rastin ‘Trajektorja’ në të cilën akuzohen disa ish funksionarë për tejkalim të autoriteteve të tyre gjatë zgjedhjes së një kompanie që do të ndërtojë seksionet Kërçovë-Ohër dhe Miladinovci-Shtip.

Marketing

Në seancën e fundit u dëgjuan qindra SMS porosi mes ish ministrit të transportit Mile Janakieski dhe ish sekretarit shtetëror në këtë Ministri Elena Kuzmanovska, ish sekretari i Qeverisë Kiril Bozhinovski dhe ish ministri i financave Zoran Stavrevski.

Të akuzuar janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë Vlladimir Peshevski, Mile Janakieski dhe ish-drejtori i Agjencisë për rrugët Lupço Georgievski. Ata akuzohen se e kanë tejkaluar autoritetin gjatë zgjedhjes së një kompani që do të ndërtojë seksionet.

Marketing