Muaji i kaluar ishte, mesatarisht, 3.1 gradë Celcius më i nxehtë se sa mesatarja e janarit prej vitit 1981 në Europë.
Në disa vende, ishte deri në 6 gradë më nxehtë se zakonisht, sipas Shërbimit të ndryshimeve klimatike Copernicus, transmeton Gazeta Express.
Në mbarë botën, ky ishte janari më i nxehtë ndonjëherë, duke qenë më i nxehtë se janari i vitit 2016 për 0.03 gradë Celcius mesatarisht.
Edhe në Europë ishte më i nxehti në histori, për 0.2 gradë Celcius më shumë se sa viti 2007.
Shumë pjesë të Europës shin më të nxehta se sa janë normalisht në këtë fazë të vitit. Vecanarisht, Suedia, Finlanda, Norvegjia dhe Rusia perëndimore u prekën nga një valë e nxehtësisë, thotë Copernicus.