Jançev: VMRO-DPMNE tregoi se nuk ka vend per personat që mendojnë ndryshe në këtë parti

Pas mbledhjes së mbrëmshme të Kryesisë qendrore të VMRO-DPMNE-së, kryetari i saj Hristijan Mickoski shkarkoi zëvendësin e tij Mitko Jancev.

Marketing

Jançev në një prononcim për “Fokus” ka komentuar vendimet e mbrëmshme të partisë. Sipas tij, ai ka qenë i akuzuar pa asnjë bazë, njëkohësisht Jançev thotë se VMRO-DPMNE dëshmoi se nuk ka vend për personat që mendojnë ndryshe në këtë parti.

“Me propozim të Kryetarit të VMRO-DPMNE-së, z.Hristijan Mickoski në mbledhjen e mbrëmshme të kryesisë qendrore u shkarkova nga funksioni i nënkryetarit. Jetojmë në kohë kur bota në mënyrë progresive ecë përpara. Kohë kur akcentin e vendosin në demokraci dhe mendim të lirë. Akuzat e pabaza në pres konferencën e mbrëmshe të VMRO-DPMNE-së pas mbledhjes së kryesisë qendore ishin maskë për paaftësinë e pranimit të qëndrimeve të ndryshme dhe dëshmuan se nuk ka vend për personat që mendojnë ndryshe në VMRO-DPMNE”, tha Jançev.

Marketing