Jane Çento dhe Igor Jug nuk do të kërkojnë amnisti

I akuzuari për ngjarjet në Kuvend më 27 prill të vitit të kaluar, Jane Çento tha “I nderuar Këshill Gjyqësor, unë personalisht dëshiroj që ju, dhe jo elitat politike të na gjykojnë. Jemi në fazë përfundimtare, i gjithë opinioni në Maqedoni, dhe më së shumë ju dëshironi ta dini të vërtetën për 27 prillin dhe të ketë drejtësi. Unë nuk do të dërgoj kërkesë për amnisti, ju na gjykoni, dhe jo elitat politike të thonë nëse jemi fajtorë apo jo”.

Marketing

Ai tha se është e saktë se kanë hyrë në Kuvend me emocione, por poenta sipas tij është që secili të mbaj përgjegjësi për pasojat, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Dua vetëm ta dini se kam besim ndaj juve, është koha që t’u themi të gjithëve se ne jemi shtet i së drejtës dhe se gjyqësori është i pavarur”, tha Çento.

Gjithashtu, edhe i akuzuari tjetër Igor Jug tha se nuk do të dorëzojë kërkesë për amnisti./Telegrafi/