Janë identifikuar të gjitha viktimat e tragjedisë në Koçan

Ministri i MPB-së, Panço Toshkovski sot në një konferencë për media tha se janë identifikuar të gjitha viktimat nga zjarri tragjik në Koçan dhe se ka përfunduar autopsia për të gjithë.

Ministri tha se në aksidentin tragjik janë lënduar gjithsej 196 persona. Prej tyre, 93 trajtohen në klinikat në Shkup, ndërsa 80 në spitalet jashtë vendit.

Ai tha se janë arrestuar 18 persona dhe janë ndaluar 16 persona nga Shtipi dhe Koçani.

“Gjithsej janë intervistuar 71 persona, nga të cilët 42 në Shkup dhe 29 në Koçan. 14 persona janë dënuar me 48 orë paraburgim, njoftoi sot ministri i Brendshëm Pançe Toshkovski.

11 persona janë caktuar në masën e paraburgimit me dyshimin e arsyeshëm për kryerjen e “krimeve të rënda kundër sigurisë publike”, ndërsa tre persona janë arrestuar për “shkelje të sjelljes””, tha Ministri.

Toshkovski sot në një konferencë për media në MPB, informoi se i arrestuari i fundit akuzohet për “krime të rënda kundër sigurisë publike” në lidhje me shkaktimin e rrezikut publik dhe është nënshkrues i njërit prej dokumenteve të nevojshme për vënien në funksion të klubit kabare./Telegrafi/

Marketing