Kontrollet e inspektorateve të bashkuara në pesë ditët e kaluara kanë bërë gjithsej 1319 kontrolle në mbarë vendin. Inspektorati i tregut ka mbyllur 5 objekte hotelerikë në Shkup, ndërsa është ndaluar edhe përdorimi i 60 aparateve pwr kafe nëpër pompa benzine në më shumë qytete.
Lidhur me çmimet e produkteve, kryetarja e këshillit inspektues, Magsdalena Filipovska Grashkovska thotë se në pjesën më të madhe çmimet janë ngrirë sipas rekomandimeve të Qeverisë, ndërsa atje ku vërehen shkelje, tregtarëve ukërkohet t’i kthejnë çmimet e vjetra. Mbi njëzet parregullsi ka konstatuar edhe Agjencia e veterinerisë dhe ushqimeve.
Janë shqiptuar masa për shkak të trajnimeve të pazbatuara për njohuri elementare për sigurinë e ushqimeve, pastaj janë lëshuar 19 vendime për konstatim të kushteve të këija higjienike, pas çka janë obliguar subjektet të veprojnë në mënyrë adekuate dhe të ndërmarrin masa dhe aktivitete për dezinfektimin e objekteve të tyre dhe është shqiptuar një gjobë për lëshimin në qarkullim të mallit me afat të skaduar- deklaroi Magdalena Filipovska Grashkoska.
Drejtoresha e Inspektoratit shëndetësor dhe sanitarë, Irina Sotirova Buhova, thotë se nuk kanë kompetenca të marrin mostra për prezencën e Korona virusit në dyer, pulte dhe prodhime nëpër supermarkete.
Nuk ekziston rregullativë ligjore për këto çështje. Inspektorati nuk ka ingerenca të marrë mostra nga vendet e përmendura. Prevenimin e vetëm që e përsërisim dhe do e përsërisim për të gjitha institucionet e pëërmendura dhe ato që nuk janë përmendur është përgjegjësia pesonale dhe ndërgjegjësimi i qytetarëve, që do të thotë, respektimi i rekomandimeve të Qeverisë që janë dhënë nga Komisioni i sëmundjeve infektive. Një pjesë të përgjegjësisë në lidhur me këto çështje kanë edhe subjektet juridike që ekonomizojnë me këto objekte- pohoi Irina Sotirova Bugova, drejtoreshë e Inspektoratit shëndetësor sanitarë.
Inspektorati shtetëror i punës ka bërë 446 kontrolle dhe janë lëshuar 7 vendime dhe 9 sugjerime për punëdhënësit që nuk kanë repsektuar rekomandimet e Qeverisë. Pjesa më e madhe e tyre janë për parashtresa për pushim të paguar për prindër që kanë fëmijë deri 10 vjet, prindër të vetëm, gra shtatzëna dhe të sëmurë kronik.
Kontrollet e Agjencisë së ilaçeve kanë treguar se janë respektuar rekomandimet për hyrje nëpër barnatore, ndërsa Inspekcioni i transportit ka vrejtur se qarkullimi ndërkomunal është krejtësisht i reduktuar, ndërsa ai ndërkombëtarë është ndërprerë plotësisht.