Janë paraqitur shtatë kandidatë për ekspert teknik në Komisionin për mbikqyrje të ndjekjes së komunikimeve

 Shtatë kandidatë janë paraqitur në konkursin e Komisionit për Mbikëqyrje për zbatimin e masave për ndjekjen e komunikacioneve për dy vende për ekspertë teknikë për përkrahje të vazhdueshme.

Marketing

Në seancën e sotme të Komisionit do të bëhet intervistë me shtatë kandidatë.

“Për nevojat për përkrahjen e Komisionit për Mbikëqyrje mbi zbatimin e masave për ndjekjen e komunikacioneve hapëm konkurs publik në të cilin janë paraqitur shtatë kandidatë, prej të cilëve do të bëhet përzgjedhja e dy ekspertëve teknikë, tha Dimitriev.

Në propozimin e tij Komisioni njëzëri vendosi që intervistimi të zbatohet në seancë me dyer të mbyllura

“Për shkak se këta shtatë kandidatë aplikojnë për punë në të cilën kryesisht do të operohet me dokumente dhe informacione të klasifikuara, por edhe përkundër asaj që në intervistë do të shihen edhe të dhëna personale, propozoj që Komisioni ato t’i zbatojë në seancë me dyer të mbyllura”, tha Dimitriev.

Në zbatimin e intervistave kandidatët do të shkojnë në verifikim sigurie, ndërsa përzgjedhja e tyre, siç tha Dimitriev, do të bëhet pas përfundimit të zgjedhjeve.

Marketing