Janë përpunuar 98,61 për qind: “Pro” kanë votuar 91,48, “kundër” 5,64 për qind

Rezultatet që i publikoi sot në mëngjes Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në ueb faqen e saj prej gjithsej 98,61 për qind të përpunuarat nga vendvotimet, tregojnë se në pyetjen e referendumit kanë votuar “pro” 91,48 për qind apo 605.016 qytetarë, ndërsa kundër janë prononcuar 5,64 për qind apo 37.312. Të pavlefshme kanë qenë 2,88 për qind.

Marketing

Sipas këtyre të dhënave në votim kanë dalë 661.393 votues apo jehonë prej 36,87 për qind.

Në konferencën e fundit për media të KSHZ-së, kryetari Oliver Derkovski paralajmëroi se KSHZ-ja në afatet e parapara ligjore gjatë ditës së sotme do t’i publikojë edhe rezultatet e para zyrtare.