Edhe dy tërmete janë ndjerë këtë mëngjes në Manastir, pas serisë së termeteve me epiqendër në Lerin të Greqisë.
Gjatë natës, në orën 2:32 dridhja ishte me fuqi prej 3.2 shkallë sipas Rihterit.
I dyti është regjistruar në orën 7:28, nga e njëjta epiqendër tek rajoni i Lerin me fuqi prej 3.6 shkallë.
Ndryshe pas tërmetit të fuqishëm mbrëmë i cili u regjistruar në orën 22:44 me fuqi prej 5.6 shkallë sipas RIhterit, shumica e banorëve të Manastirit braktisën shtëpitë e tyre.