Për momentin në vend aktive janë 572 raste të personave të sëmurë nga koronavirusi. Deri tani janë shëruar 852, ndërsa kanë vdekur 82 persona. Nga 16.997 testime të kryera janë konfirmuar 1.506 raste pozitive të Covid-19. Në gjashtë qytete të vendit në Dibër, Radovish, Gjevgjeli, Strumicë, Probishtip dhe Demir Hisar nuk ka më raste aktive të koronavirusit.
Dje Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar dyzet e pesë pacientë të shëruar, një të vdekur dhe 15 raste të reja të Covid-19.
Në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile dje për here të pare nga fillimi i epidemisë, në 24 orët e fundit nuk ka pranim të pacientëve të rinj, pozitiv ose të dyshimtë me Covid-19.
Gjatë ditëve të fundit regjistrohen më shumë persona të shëruar, se sa raste të reja të të sëmurëve nga koronavirusi.
Është zvogëluar edhe numri i testimeve, ndërsa siç potencoi drejtori i Institutit për Shëndet Publik Shaban Memedi, kjo i detyrohet numrit të mostrave të bëra. Përkatësisht, siç sqaroi “nuk ka simptome, nuk ka anketa epidemiologjike, nuk ka mostra”.
Nga fillimi i epidemisë në Dibër ishin regjistruar 51 raste, deri tani katër persona vdiqën, ndërsa 47 u shëruan. Në Radovish dhe Gjevgjeli ishin regjistruar nga katër raste, në Strumicë dy, në Probishtip dy, ndërsa në Demir Hisar një rast pozitiv i koronavirusit. Në këto qytete nuk janë regjistruar raste të vdekjes nga Covid-19 ndërsa të gjithë të evidentuarit me Covid-19 janë shëruar”, cituan nga Ministria e Shëndetësisë.
Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe dje në intervistë për Televizionin Telma potencoi se gjithçka që është propozuar nga Ministria dhe Qeveria, të gjitha masat kanë qenë të dimensionuar në vend të pare të jetë shëndeti i qytetarëve. Në atë kuptim, rrjedha e njëjtë e punës do të vazhdojë edhe më tutje.
Theksoi se edhe propozimet e ardhshme do të sillen në bazë të argumenteve profesionale, analizës së numrit të pacientëve, rasteve të reja, numrit të pacientëve të cilët janë në spitale dhe në shërim shtëpiak.
Sipas tij, masat janë mire të dimensionuara për çka tregues është ajo që tani çdo ditë ka gjithnjë e më pak pacientë të rinj, gjithnjë e më pak pacientë të cilët shërohen dhe më shumë të shëruar se sa raste aktive.
“Kjo do të thotë se masat ishin dimensionuar dhe planifikuar mirë, të cilat u themeluan në argumentet mjekësore të shkencës epidemiologjike. Në bazë të kësaj, propozimet do të vazhdojnë të jepen edhe më tutje”, porositi Filipçe.