Janë siguruar 75 njësi plazma konvalescente për trajtimin e pacientëve me Kovid-19

Instituti i Mjekësisë së Transfuzionit, informon se 75 njësi të plazmës konvalescente janë siguruar për trajtimin e pacientëve të infektuar me Kovid-19. Thirrja për dhurim shtesë dhe të vazhdueshëm të plazmës së gjakut është aktive, ndërsa ky institucion është në dispozicion në çdo kohë për të gjithë dhuruesit, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Marketing

“Ne jemi mirënjohës për të gjithë pacientët që dhuruan vullnetarisht plazmën. Ne u bëjmë thirrje të gjithë pacientëve të shëruar që të regjistrohen përmes formularit elektronik në ueb faqen e Institutit, me kontakt të drejtpërdrejt, si dhe përmes rrjeteve sociale që të dhurojnë dhe kështu t’i ndihmojnë pacientët tanë për ta mposhtur virusin”, deklaroi drejtor i Institutit, Sedulla Useini.

Një person që dëshiron të dhurojë plazma konvalescente duhet të ketë provë të dokumentuar laboratorike që ai ishte i sëmurë me Kovid-19, të ketë dy teste negative brenda 24 orëve, të jetë së paku 21 ditë pa simptoma, pas së cilës bëhet një test shtesë (i treti) për të konfirmuar që asnjë virus nuk është i pranishëm. Gjithashtu, përfshirë protokollin duhet të merret edhe mostër për përcaktimin e përqendrimit dhe/ose titrit të antitrupave neutralizues Anti-SARS-CoV-2.

Plazma konvalescente përmban antitrupa kundër këtij virusi të krijuar nga organizmi njeriut për ta shuar sëmundjen. Këto antitrupa janë të pranishëm në plazmën dhe të njëjtat me dhurimin e plazmës konvalescente mund të përdoren për ta shuar sëmundjen në një person tjetër me Kovid-19.

T’ju ndihmojmë atyre që po luftojnë aktualisht me koronavirusin. Të dhurojmë plazmë gjaku konvalescente, theksojnë nga Ministria.

Formular për dhurimin e KOVID-19 plazmë konvalescente: http://itm.org.mk/%d0%b4%d0%b0-%d0%b3%d0%be-%d0%bf%d0%be%d0%b1%d0%b5%d0%b4%d0%b8%d0%bc%d0%b5-covid-19-%d0%b4%d0%b0%d1%80%d1%83%d0%b2%d0%b0%d1%98-%d0%bf%d0%bb%d0%b0%d0%b7%d0%bc%d0%b0-%d1%81%d0%bf%d0%b0%d1%81%d0%b8/