Janë siguruar rreth 100 milionë denarë për uljen e ndotjes së ajrit

Qeveria në seancën e sotme e pranoi propozim-programin për investim në mjedisin e jetesës për vitin 2019. Krahas programit për investime prej 130.8 miliardë denarë, për këtë program janë siguruar 98 milionë denarë.

Marketing

Siç kumtoi pres shërbimi qeveritar, një pjesë do të dedikohen për mbështetjen e masave dhe aktiviteteve për uljen e ndotjes së ajrit me zbatimin e procedurës për furnizime publike. Pjesa tjetër e mjeteve do të ndahen mbi bazë të konkursit publik të cilin e shpall dhe e zbaton Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, në pajtim me Ligjin për mjedis të jetesës, me lidhjen e marrëveshjeve për ndarjen e mjeteve.

Ministrat sot e pranuan edhe propozim-programin për monitorim të sigurisë së ushqimit në Republikën e Maqedonisë për vitin 2019. Për këtë dedikim janë paraparë 7,8 milionë denarë, ndërsa qëllim i i këtij programi është përcaktimi i pranisë dhe përqendrimeve të kontaminuesve në ushqim, përcaktimin e pranisë së radikaleve nga pesticidet në dhe të ushqimit, migrimit të substancave të caktuara nga materialet dhe prodhimet të cilat vijnë në kontakt me ushqimin, monitorim të pranisë së mundshme të ushqimit GMO, kritereve mikrobiologjike dhe rreziqeve të tjera në ushqim, si dhe evaulimin e ndikimit të tyre mbi shëndetin e njeriut.