Në Sektorin e punëve të brendshme Shkup mbrëmë rreth orës 20:50 është paraqitur se në stacionin e autobusëve para fshatit Çuçer Sandevë, në autobusin e NQP-së me numër 81, i cili qarkullonte në relacionin Shkup-Bllace e Poshtme, disa persona me mjete të forta kanë hyrë në autobus dhe i kanë sulmuar A.F.(18) nga fshati Bllace e Poshtme dhe tre persona të tjerë, dy prej të cilëve të moshës 15-vjeçarë dhe një 16-vjeçar, të gjithë nga fshati Bllace e Poshtme.
MPB sot kumtoi se ekipi i Ndihmës së shpejtë u ka ofruar ndihmën mjekësore në vendin e ngjarjes, ndërsa A.F dhe një djalë 15-vjeçar janë dërguar në kompleksin e klinikave “Nëna Terezë”. Pas ngjarjes, disa banorë nga fshati Bllace e Poshtme kanë shprehur revoltë në vendin e ngjarjes, por shpejtë janë tërhequr.
Po ndërmerren amsa për ndriçimin e rastit.