Prokuroria Speciale Publike (PSP) ka shumë prova se personat të cilët akuzohen në rastin “Fortesa- Target” kanë përgjuar dhe këtë do ta dëshmojmë para gjyqit, ka thënë sot Prokurorja speciale Katica Janeva e cila shpreson se të premten do të fillojë procesi gjyqësor për këtë lëndë.
“‘Fortesa- Target’ është lëndë se persona zyrtarë të DSK-së kanë shkatërruar pajisjen që të mos mund të vërtetohet se me ato pajisje është përgjuar. Kemi ekspertizë forenzike ku vërtetohet se kush, si dhe në ç’ mënyrë është përgjuar. Kemi dëshmi në lëndën që ende nuk ka filluar në gjyq, ndërsa do të duhet të fillojë dhe shpresoj se të gjithë do të jemi të pranishëm të vërtetojmë se kush ka përgjuar.
PSP ka shumë dëshmi se kush ka përgjuar dhe nuk mund këtë lëndë t’ia jep Prokurorisë themelore publike”, ka thënë Janeva duke u përgjigjur në pyetjet pas prezantimit të sotëm të raportit të OSBE-së për aktivitetet dhe lëndët e PSP-së.
Ajo ka thënë se ka dëshmi se personat të cilët janë të akuzuar, kanë përgjuar dhe ajo do të vërtetohet nga ana e gjykatës.
“E dimë se dy nga të akuzuarit janë në arrati, por shpresojmë se gjyqi do ta ndajë procedurën apo do t’i gjykojë në mungesë që të fillojë kjo lëndë dhe publiku të sheh se si janë keqpërdorë të drejtat personale. Kemi më shumë se 20 mijë njerëz që në mënyrë jo ligjore janë përgjuar dhe ne atë do e dëshmojmë në gjyq”, ka theksuar Janeva.
Lidhur me vjetërsimin e lëndëve, Janeva ka thënë se nuk ekziston ndonjë rrezik i posaçme dhe shpreson se gjyqi do t’i përfundojë me kohë lëndët.
Sa i takon asaj se sa nga bisedat e përgjuara janë analizuar, Janeva ka thënë se janë dëgjuar 85 për qind, ndërsa 15 për qind e bisedave që kanë qenë në gjuhë të huaj janë dhënë për përkthim dhe ky proces do të duhet të përfundojë deri në fund të nëntorit.