Janeva: Jam krenare për punën që kam bërë, eci me kokën lartë

Unë nuk ndjehem fajtore. Prokuroria nuk ka prova kundër meje. Unë jam krenarë me PSP-në dhe ekipin e këtij institucioni. Unë së bashku me ekipin i kemi punuar 171 lëndë, që tani janë transferuar në Prokurorinë për krim të organizuar dhe korrupsion. Kështu ka deklaruar ish prokurorja speciale, Katica Janeva, gjatë seancës së sotme për rastin “Zhvatja”.
“Të gjitha janë në faza të ndryshme. Shpresoj që këto lëndë të marrin përfundim ligjor. Shpresoj që të gjithë prokurorët dhe hetuesit të vazhdojnë me punë, për ndjekjen e krimit të rëndë dhe korrupsionit. Unë kam punuar në mënyrë të ligjshme dhe në asnjë moment nuk kam ndërmarrë ndonjë veprim të kundërligjshëm. Unë me familjen time gjatë katër viteve të kaluara kemi qenë në rrezik të madh, por mburrem me këtë. Unë ecë me kokën lartë, i shoh njerëzit në sy dhe jam krenarë për atë që e kam punuar. Shpresoj i nderuar trup gjykues të mos frikësoheni nga fjalët e prokurores Ruskovska “Do ju shkund deri në breg”, ka thënë Janeva.

Marketing