Janeva ju kërcënohet kolegëve: Nëse nuk më mbështesni do të shpik gjëra edhe për ju

Atmosfera në PSP që ka qenë e tensionuar ditët e fundit kulmoi sot kur shefja në dorëheqje e PSP-së, Katica Janeva urdhëroi që prokurorët të kontrolloheshin pasi hynin dhe dilnin nga ndërtesa e Prokurorisë Speciale Publike.

Marketing

Urdhri nga Janeva për të kontrolluar çështjet personale të prokurorëve erdhi menjëherë pasi në PSP ka arritur ftesë nga Prokuroria për Krimin e Organizuar që Janeva të japë dëshmi për rastin “Haraçi”, thonë nga prokuroria.

“Pranimi i thirrjes e ka bërë të veten dhe Janeva i lejoi vetes që të urdhërojë që të gjithë prokurorët të kontrollohen në hyrje të PSP-së”, ka komentuar një prokuror i PSP-së për “Nova”.

Të njëjtat burime nga PSP thonë se tensionet filluan qysh ditën e hënë, kur Janeva pas kthimit nga pushimi vjetor ka thirrur kolegjiumin e prokurorëve. Në këtë takim, Janeva kërcënoi të pranishmit se “nëse nuk më mbroni, do të bini të gjithë me mua”. Një prokurore që merrte pjesë në mbledhjen tha se Janeva ishte përpjekur për tre orë sa edhe zgjati takimi për t’u bindur ata se ajo ishte abuzuar në rastin “Haraçi” dhe se kolegët e saj duhet ta mbështesin.

Por takimi përfundoi me një argument kur një nga prokurorët komentoi se Janeva kishte tradhtuar besimin e qytetarëve në veprimet që kishin ndërmarrë dhe se ajo duhet të pendohej. Më pas, shefja e PSP-së kërcënoi me një zë të lartë se të gjithë do të pushohen nga puna.

Nëse unë bie, do të bini edhe ju. Nëse është e nevojshme do të shpikë gjëra edhe për ju, ka thënë Janeva”, deklaron prokurori.