Janeva ka qenë e ndjekur fizikisht 10 ditë para arrestimit, Boki 13 dhe Kiçeec,një muaj

Rreth dhjetë ditë, para arrestimit dhe ndalimit të saj, Katica Janeva ka qenë e ndjekur fizikisht me urdhër të Vilma Ruskoskës. Prokuroria e Krimit të Organizuar ka shënime zyrtare, me kë ka realizuar takime Janeva, ku ka shkuar dhe nëse derisa ka qenë e ndjekur, është takuar me të dyshuarit tjerë në “Reket”. Boki 13 dhe Zoran Kiçeec janë ndjekur fizikisht për më shumë se një muaj. Avokatët iu shmangën komentimit të provave nga masat e veçanta hetimore që i panë. Të mërkurën, do të takohen me Katica Janevën për t’u dhënë atyre udhëzime se si të drejtojnë mbrojtjen për të.

Marketing

Për fat të keq, për shkak të nxitimit, prokuroria ka kërkuar ekspertiza që nuk janë kryer dhe ende janë duke u realizuar ndërsa të njëjtat duhet t’i shohim dhe të mos jepen. Kemi frikë se ato mund të jenë të kapshme si dëshmi vetëm pak kohë para se të ngritet aktakuza, kurse kjo nuk do të ishte mirë për palën mbrojtëse, sepse mbrojtja duhet t’i shohë të gjitha dëshmitë”-pohoi Delo Kadiev, avokat i Katica Janevës.

Edhe sot, avokatët kujtuan se nuk u është mundësuar qasja në të gjitha provat për rastin “Reket”.

Ja, deri më tani ende nuk na i kanë dorëzuar të gjitha provat e të dyshuarve tjerë, për çka konsiderojmë se është obligim i prokurorisë ta bëj”-theksoi Delo Kadiev, avokat i Katica Janevës.

Avokati Aleksandar Novakovski për Alsat deklaroi se të premten klienti i tij Zoran Milevski- Kiçeec do të vendosë nëse dëshminë e tij para Vilma Ruskoskës do ta ndajë me Boki 13 dhe Katica Janevën. Qëndrimi i tij është se mbrojtja nuk është patjetër të jetë identike për të gjithë të dyshuarit, ndërsa Prokuroria e Krimit të Organizuar nuk zbulon detaje nëse ndonjëri prej tyre ka kërkuar të bie në ujdi apo është në proces të ujdisë. Për zhvatjen e biznesmenit Orce Kamçev, të dyshuar janë Boki 13, Zoran Kicec dhe Katica Janeva. Hetimi ka mbaruar – avokatët po shohin provat. Kiçeec është në arrest shtëpiak, ndërsa Boki 13 dhe Janeva ndodhen në Shutkë, duke pritur që gjykatat të vendosë për ankesat e tyre për t’i liruar nga paraburgimi.