Këshilli i Prokurorëve Publikë në seancën e sotme solli vendim të vihet jashtë fuqisë pjesa e vendimit për shkarkimin e Pprokurores speciale, Katica Janeva me të cilën është përcaktuar se i pezullohet funksioni si prokurore publike në PTHP Gjevgjeli.
Kryetari Këshillit të PP, Aco Kolevski, sqaroi se Prokuroria Publike Speciale dhe Prokuroria Publike e rregullt shtetërore janë institucione të posaçme, kështu që, me vendimin ajo faktikisht edhe nuk mund ta bëjë funksionin e prokurorit publik.
“Me atë që është përcaktuar se është lënë jashtë fuqisë vendimi me të cilin i pezullohet funksioni si prokuror publik në PTHP Gjevgjeli, faktikisht më nuk mund ta kryejë funksionin e prokurorit publik”, deklaroi Kolevski.
Theksoi se vendimi për pezullimin e funksionit të Janevës është sjellë për shkak të vendimit për shkarkimin e saj prej PSP-së për shkak të kryerjes joprofesionale dhe të pandërgjegjshme të funksionit. .
Совет