Janevska: Është mirë për të gjithë ne kur kompanitë tregojnë përgjegjësi sociale duke investuar në arsim

Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik u bë me bibliotekë të re ,ndërsa në ceremoninë e hapjes, ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska tha se ky kënd i ri do të jetë tërheqës për studentët, sepse do të lehtësojë qasjen e tyre në librat e nevojshëm, bazat e të dhënave dhe materialet digjitale,gjithçka tjetër që duhet të mësojnë dhe hulumtojnë.
„ Dua të theksoj rëndësinë e investimit në kapacitetet akademike. Kjo dëshmon përkushtimin e institucioneve të arsimit të lartë ndaj studentëve dhe përkushtimin e tyre për edukim cilësor. “Sa më shumë burime të ndryshme të njohurive të përdor studenti, aq më e gjerë dhe më e thellë do të jetë njohuria e tij.,” theksoi Janevska, duke shtuar se vetëm vendet që kanë kuadër të arsimuar mirë mund të shpresojnë për zhvillim ekonomik dhe prosperitet.
Ministrja theksoi se kompanitë që investojnë në arsim në vepër e dëshmojnë përgjegjësinë e tyre shoqërore dhe ndihmojnë në ngritjen e sistemit arsimor. Duke inkurajuar kompanitë e tjera që të gjejnë mënyra kreative për të investuar në arsim, Janevska tha se këto janë investime të cilët sigurisht do të kthehen .

Marketing