Janevska: Gjuha frënge është pjesë e historisë sonë, por edhe pjesë e pandashme e së ardhmes sonë evropiane

Maqedonia dhe Franca janë dy shtete evropiane me aspiratë të përbashkët për të përforcuar bashkëpunimin e ndërsjellë, i cili po thellohet vazhdimisht në të gjitha sferat me interes të përbashkët. Krahas inkurajimit për të ruajtur traditën historike dhe praninë e gjuhës frënge në vendin tonë, anëtarësimin e Maqedonisë në Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë e shohim si mundësi për të afirmuar identitetin maqedonas, gjuhën, historinë dhe trashëgiminë e pasur kulturore, si dhe të gjitha vlerat e shoqërisë bashkëkohore maqedonase – paqen, demokracinë, tolerancën dhe solidaritetin. Gjuha frënge është pjesë e historisë sonë, si dhe pjesë e pandashme e së ardhmes sonë evropiane.
Kështu theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës Prof. Dr. Vesna Janevska gjatë nënshkrimit
të Aneksit të Memorandumit për Bashkëpunim ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës
dhe Ambasadës së Francës, i cili inkurajon më tej të mësuarit e gjuhës frënge në sistemin
tonë arsimor.
Përgatitja i të rinjve, tha Janevska, me njohuri dhe shkathtësi që do t'u përgjigjen nevojave të ardhshme, pavarësisht përparimeve teknologjike, ende përfshin njohuritë e gjuhëve të huaja si mjet që i lidh ato me kultura, perspektiva dhe mundësi të reja.
Në Aneks janë shënuar 25 shkolla në të gjithë vendin ku do të ketë takime për prezantimin e gjuhës frënge te prindërit, si dhe orë mësore për nxënësit, ku synojnë zbulimin e mundësive që ofron mësimi i gjuhës frënge.
“Ministria e Arsimit dhe Shkencës, si kreatore e politikës, e promovon përkushtimin ndaj
diversitetit gjuhësor,ndërsa gjuha frënge mësohet në arsimin fillor, të mesëm dhe arsimin e
lartë. Veçanërisht janë të dukshme paralelet frankofone bilinguale në shkollat ​​e mesme”,
shtoi ministrja .
Si rezultat i bashkëpunimit me Ambasadën e Francës dhe Institutin Francez në Shkup, me
Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë dhe me Byronë Rajonale për Evropën Qendrore dhe Lindore, pothuajse katër shekuj organizohet seminari rajonal veror në Strugë, trajnim pedagogjik që i mbledh në një vend të gjithë mësimdhënësit e gjuhës frënge nga disa vende të rajonit. Në trajnimin veror në Francë mund të marrin pjesë edhe profesorë të gjuhës frënge dhe profesorë që japin lëndë të tjera në gjuhën frenge.

Marketing

Ministrja Janevska theksoi se gjithmonë është e mundur që bashkëpunimi ekzistues të ngrihet në një  nivel edhe më të lartë, kështu që të dyja palët në të ardhmen do të diskutojnë për iniciativa të reja të përbashkëta.