Janevska: Ky është vend i edukatorëve, me reforma dhe përkushtim të përbashkët të punojmë që UKM të përfshihet në listën e më të mirëve

Qëllimi i të gjithëve është që Universiteti „Shën Kirili dhe Metodi“ edhe më tej të vazhdojë të përforcohet dhe të përfshihet në listën e 1.000 universiteteve më të mira në botë. Këtë ua kemi borxh patronëve të Universitetit dhe themeluesve të shkrim-leximit slloven si dhe nxënësve të tyre Klimenti dhe Naumi të cilët në shekullin e 9-të, themeluan Shkollën letrare të Ohrit- Universiteti i parë Sllavian dhe më i vjetër evropian, theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska në ceremoninë me rastin e 76-vjetorit të themelimit të Universitetit dhe në ditën e patronatit të Universitetit -Dita e shenjtorëve Shën Kirili dhe Metodi.

Marketing

“Për Qeverinë dhe Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, përmirësimi i cilësisë së arsimit të lartë është përparësi e lartë. Prandaj vitin e kaluar formuam Organ Koordinues Kombëtar për Reformat në Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor, i cili tashmë po punon në përgatitjen e Ligjit të ri për Arsimin e Lartë. Na duhet rregullore e re, profesorët dhe studentët duhet të kenë më shumë të drejta, por me këtë shtohen edhe më shumë detyrime” theksoi Janevska, duke shtuar se në përgatitje është edhe Ligj i ri për Veprimtarinë Kërkimore -Shkencore.

Duke theksuar se buxheti i arsimit i këtij viti është më i madhi ndonjëherë, ministrja potencoi se për shkencën janë ndarë 680 milionë denarë, që është pothuajse dyfishi i 380 milionë denarëve të vitit të kaluar, dhe tashmë janë shpallur tre Thirrje për shpërndarjen e mjeteve për zbatimin e projekteve inovative shkencore-kërkimore.

„Investojmë në paga më të larta për profesorët dhe presim që e gjithë kjo të rezultojë në programe studimore më cilësore dhe më shumë punime shkencore me faktor ndikimi. Po ndërmarrim masa ligjore ndaj instituteve shkencore të cilat nga shkenca kanë vetëm fjalën. Vizioni ynë është arsimi i lartë në nivel evropian”, theksoi Janevska.

Nëse studentët do të mund të zgjidhnin studime më cilësore në vendin e tyre, ata nuk do të shkonin të kërkonin njohuri në katedra të huaja, tha ministrja Janevska, duke shpjeguar se në këtë drejtim janë edhe përmirësimi i standardit të studentëve, bashkëpunimi i shkëlqyer me shoqatat studentore dhe përmirësimin e kushteve në konviktet studentore. Janevska kërkoi që të gjitha palët e interesuara në arsim të kontribuojnë për arsim më cilësor nëse duam të bëjmë hap të rëndësishëm drejt zhvillimit si shtet.