Opinioni ka të drejtë të dijë se Ministria e Arsimit dhe Shkencës është në minus 5 miliardë denarë, por nuk duhet të ketë shqetësime, sepse edhe me këtë buxhet do të sigurojmë që të ketë paga për të punësuarit në arsim, që mbështetja financiare për studentët paguhet dhe se standardi i studentëve po rritet.
Këtë informacion e ka ndarë ministri i Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska në “Alfa”, ku foli për gjendjen aktuale në arsim dhe ndryshimet që do të pasojnë gjatë mandatit të saj.
“Do të mundohemi të bëjmë hapa të dobishëm për përmirësimin e cilësisë së arsimit dhe tashmë kemi reagime pozitive për shtyrjen e Konceptit për arsimin fillor dhe rishikimin e planprogrameve për klasat e shtatë, tetë dhe të nëntë”, tha Janevska, duke theksuar se mësimdhënësit reaguan për integrimin e dobët të lëndëve dhe mësimin joadekuat të lëndës.
Duke iu referuar përfshirjes në arsim, Ministrja tha se ideja për përfshirjen e të gjithë fëmijëve me aftësi të kufizuara në klasat e rregullta ishte e nxituar dhe e ashtu si Koncepti për arsimin fillor./Telegrafi