Maqedonia ka Strategji të Specializimit Intelegjent e cila i përcakton fushat ku ka potencial për zhvillim. Burimi më i rëndësishëm për realizimin e qëllimeve të definuara është kapitali njerëzor, dhe pikërisht në këtë drejtim po e formësojmë arsimin, të krijojë kuadër i cili është i nevojshëm në fushat prioritare të ekonomisë. Këtë e theksoi sot ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Prof. Dr. Vesna Janevska, në Forumin Botëror të Arsimit i cili po mbahet në Londër, ku është pjesë në panel diskutimi për ndikimin e arsimit profesional mbi rritjen ekonomike.
“Strategjia e specializimit inteligjent na orienton drejt tranzicionit dixhital dhe të gjelbër në fushat e bujqësisë dhe ushqimit inteligjent me vlerë të shtuar më të lartë, teknologjive të informacionit dhe komunikimit, industrisë elektromakinerike dhe materialeve të qëndrueshme dhe ndërtesave inteligjente. Në këto fusha është e nevojshme kuadri profesional dhe për këtë arsye jemi të fokusuara në avancimin dhe promovimin e arsimit të mesëm dhe të lartë profesional”, tha Janevska.
Ministrja informoi se arsimi i mesëm profesional në Maqedoni është modernizuar plotësisht, zbatohen programet mësimore modulare, ka mësimdhënës të trajnuar mirë, ndërsa në edukimin e nxënësve marrin pjesë edhe kompanitë.
“Në vitin 2017, prezantuam konceptin e arsimit dual gjegjësisht të mësuarit përmes punës, dhe ai po zgjerohet vazhdimisht. Kompanitë janë të përfshira në zhvillimin e aftësive praktike tek të rinjtë, dhe sot 70% e numrit të përgjithshëm të nxënësve të shkollave të mesme mësojnë në shkollat e mesme profesionale të Maqedonisë”, theksoi Janevska, duke theksuar se në arsimin e lartë fokusi është edhe në shkencat teknike, por se ka hapësirë për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet universiteteve dhe sektorit të biznesit.
Janevska është ministrja e parë maqedonase e Arsimit që i drejtohet Forumit Botëror të Arsimit në Londër, i cili është mbledhja më e madhe globale e ministrave për arsim dhe aftësi dhe ka traditë prej më shumë se 20 vitesh. Panelistë sëbashku me ministren ishin ministri i Arsimit, Shkencës dhe Kërkimit të Mauriciusit, Sukon Kaviraj Sharma, dhe drejtorit të OECD-së për arsim dhe aftësi, Andreas Shlliher.
Këtë vit, forumi i kushtohet çështjeve që kanë të bëjnë me zhvillimin e sistemeve arsimore gjithëpërfshirëse, të përgjegjshme dhe qëndrueshme që inkurajojnë rritje të barabartë dhe të qëndrueshme socio-ekonomike. Gjithashtu diskutohet gjetja e zgjidhjeve inovative për sfidat aktuale globale, përdorimi etik i teknologjisë moderne dhe inteligjencës artificiale, mënyrat efektive për të krijuar partneritete publike-private dhe zhvillimin e bashkëpunimit ndërkombëtar.