Janevska: Vitin e ardhshëm 30 milionë euro për standardin e studentëve, 18% më shumë se buxheti i këtij viti

Buxheti për standardin e studentëve në vitin 2025 do të jetë 30 milionë euro ose 18% më shumë se këtë vit. Kjo nënkupton gjithnjë e më shumë të drejta dhe mundësi për studentët, por edhe më shumë për investime në infrastrukturën që përdorni. Kjo është përshëndetja jonë për Ju me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Studentëve. Jo fjalë boshe, por veprime konkrete.

Marketing

Kështu theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës Prof. Dr. Vesna Janevska mbrëmë në eventin me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Studentëve të organizuar nga Trupi Kombëtar Studentor (TKS), Zyra Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RYCO) dhe Forumi Rinor Arsimor (FRA), ku morën pjesë edhe Presidentja e shtetit, Prof.Dr. Gordana Siljanovska Davkova dhe Kryeministri, Prof. Dr. Kristian Mickoski.

„Një bashkim i këtillë i udhëheqjes shtetërore rreth përkujdesjes ndaj të rinjve ndoshta nuk është parë prej kohësh. Të gjithë kemi qëllim identik dhe angazhime të bashkuara – të kemi mundësi të mjaftueshme për të zhvilluar potencialin tuaj personal, për të realizuar ambiciet tuaja në vatrën e lindjes dhe për të kontribuar në ndërtimin e një Maqedonie të fortë dhe të begatë”, theksoi Janevska, duke shtuar se politikat e këqija, gjatë 7 viteve të fundit rezultuan që numri i nxënësve të zvogëlohej për 17 mijë, ndërsa numri i studentëve për 7 mijë.

Ministrja e informoi se për katër muaj e gjysmë janë pranuar disa kërkesa të organizatave studentore, të cilat zgjerojnë të drejtat e studentëve.

„Brucoshëve ju mundësuam që të shfrytëzojnë subvencionimin e racionit nga një tetori, gjë që nuk ishte deri vitin e kaluar. Kemi ndryshuar kushtet e konkurrimit në mënyrë që më shumë të rinj të aplikojnë për më shumë kategori bursash. Për bursat për ciklin e dytë të studimeve në vend , kemi mundësuar që të aplikojnë studentët me studime deridiplomike trevjeçare, të cilët deri vitin e kaluar në një farë mënyre ishin të diskriminuar”, shtoi Janevska.

Ajo gjithashtu theksoi se ka filluar rikonstruksioni në etapa i konvikteve studentore ndërsa nga viti i ardhshëm do të vazhdojë ndërtimi i objekteve për FINKI dhe FKF. Do të punohet gjithashtu edhe në ligjet e reja për arsimin e lartë dhe standardin e studentëve.

“Vazhdoni të investoni në veten tuaj, duajeni Maqedoninë dhe realizoni ëndrrat tuaja këtu”, u tha Janevska studentëve.

 

 

 

 

 

 

 

 

Marketing