Jankullovska e Peshevski dënojnë ikjen e Nikolla Gruevskit

Ish zv.kryeministri për çështje ekonomike Vlladimir Peshevski, për TV21 tha se është i dëshpëruar dhe i shqetësuar nga ikja e Nikolla Gruevskit. Sipas tij veprimet e këtilla duhet dënuar në mënyrë të ashpër.

Marketing

Jam shumë i dëshpëruar dhe i shqetësuar nga veprimi i këtillë i cili duhet dënuar në mënyrën më të rreptë. Ky veprim i dëmton të gjitha tentimet dhe iniciativat të cilat po zhvillohen për momentin në drejtim të pajtimit nacional. Apeloj deri tek të gjithë ata që janë pjesë e këtyre proceseve, të vazhdojmë të bëjmë atë që me të vërtetë i nevojitet kombit.

Edhe pse është e vështirë, apeloj që zemërimi nga ky veprim të mos ndikojë tek personat e tjerë të cilët janë pjesë e proceseve të tjera gjyqësore.
Megjithatë besoj se në fund drejtësia do ta arrijë secilin – deklaroi Vlladimir Peshevski.

Edhe ish-ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulovska e ka dënuar ikjen e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski.
“Unë gjendem në Maqedoni dhe as nuk më ka shkuar në mend të largohem “ u shpreh Gordana Jankullovska për TV21.
Ajo gjithashtu tha se do të vazhdojë të marrë pjesë në seancat gjyqësore.