Jankullovska është dashur të filloj vuajtjen e dënimit, foshnja ka mbushur 1 vit

Prokurori i PSP-së, Gavril Bubevski tha se anulimi i vuajtjes së dënimit prej katër viteve burg për Gordana Jankullovska nga ana e Gjykatës Supreme është e palejueshëm.

Marketing

“Vlerësoj se Ligji për zbatimin e sanksioneve është i qartë dhe i jep mundësi gjykatës deri në momentin kur foshnja të mbush 1 vjet, për shkak të drejtës së foshnjës dhe nënës, të anuloj zbatimin e sanksionit përkatës. Nuk e kam parë vendimin e Suprës dhe për çfarë arsye ka vepruar, nëse është aspekti human ose diçka tjetër ka marrë parasysh, por Ligji për zbatimin e sanksioneve është ashtu i rregulluar”, ka thënë Bubevski.

Kujtojmë se Jankullovska është dashur të filloj me vuajtjen e dënimit me burg prej 1 korrik.