Ish-Ministrja e Brendshme, Gordana Jankullovska, të cilës Gjykata e Lartë dje i refuzoi apelimin e vendimit për blerjen e Mercedesit luksoz prej 600 mijë eurove dhe konfirmoi dënimin e saj me katër vjet burg, në një deklaratë për A1, thotw se thashethemet se ajo u arratis ishin të pasakta.
“Kjo është marrëzi. Jam në shtëpi. Kush dëshiron le tw udhwroj pwr kafe. Të ju dërgoj vendndodhjen, një selfie, nuk di çfarë t’ju them, tha Jankullovska.
Me aktvendimet e sjella, Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut, i refuzoi kërkesat e të dënuarve që i dorëzuan personalisht dhe përmes avokatëve të tyre dhe i konfirmoi aktvendimet e Gjykatës së Apelit – Shkup.
Me këtë janë konfirmuar dënimet me burg prej dy vjetëve për Nikolla Gruevskin, katër vjet për Gordana Jankullovska dhe 4.5 vjet heqje lirie për Gjoko Popovskin.
Jankullovska është e vetmja e cila do të marrë akt udhëzues për në burg, për shkak se ish-kryeministri Gruevski është azilkërkues në Hungari, ndërsa Popovski tashmë është në burg.