Janushev: Nuk do të lejojmë një zhvatëse të re si Janeva

Sekretari i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së, Igor Janushev ka kritikuar pushtetin, duke nënvizuar se Prokuroria Speciale Publike është e komprometuar në thelb dhe sipas tij, vijon rënia e Qeverisë.

Marketing

Në një status në rrjetin social fejsbuk, Janushev ka theksuar se cilat janë hapat e mëtejshëm që duhet t’I ndërmarrë Prokuroria dhe institucionet tjera kompetente. Në postimin e tij mes tjerash theksohet:

“Nuk do të lejohet që një zhvatës si Katica të zëvendësohet me një fëmijë të ri, poashtu shërbëtor të Zaevit. Kjo nuk do të kalojë, pajtohuni, PSP është e kompromentuar deri në palcë. Tashmë e dimë, po bie Qeveria”- thuhet në postim.