Janushev: VMRO mandaton Mickovskin të përzgjedhë ministrat e qeverisë teknike (video)

Komiteti ekzekutiv dhe qendror i VMRO-DPMNE-së sonte unanimisht e kanë mbështetur liderin e partisë Hristijan Mickovski që t’i zhvillojë bisedimet dhe t’i japë propozimet në lidhje me kandidatët e partisë për ministra të ardhshëm, respektivisht zëvendësit ose ministra plotësues në qeverinë teknike.

Marketing

Këtë sot e deklaroi sekretari i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së Igor Janushev pas seancës së trupave më të lartë partiakë, duke theksuar se qëllimi i atyre, të cilët nga opozita do të hyjnë në qeverinë teknike do të jetë kujdeset për zgjedhje korrekte, demokratike dhe tërësisht transparente, që do të mbahen më 12 prill.

Theksoi se kanë kandidat për ministër të Punëve të Brendshme, por nuk deshi të japë emër.
Janushevski mes tjerash tha se partia e tij nuk e pranon, siç tha, politikën e pazareve të Zoran Zaevit.

“Lidhur me propozimin e Zaevit për ndërrim të kandidatit për mandatar për propozimin e tij për model zgjedhor duhet tani edhe gjithmonë të dijë se këtë politikë të pazareve VMRO-DPMNE nuk e pranon. Maqedonia është shumë më tepër se pazar, siç e mendon këtë Zaevi. Imuniteti i deputetit në të cilin ndodhet nuk do ta amnistojë nga asnjë, përgjegjësi. Këto janë tema serioze, të cilat duhet t’i zhvillojmë në bazë të parimeve dhe argumenteve”, tha ai.

Marketing