Janveska: Arsimtarët që nuk kanë fondin e plotë do të angazhohen në institucione tjera arsimore

Mësimdhënësit që nuk plotësojnë fondin e plotë të orëve do të shfrytëzohen për mbajtjen e orëve plotësuese apo orëve me nxënës të talentuar.

Marketing

Këtë e parasheh strategjia e re e MASh-it, thekson ministrja e Arsimit, Vesna Janevska, sipas së cilës përmes këtij optimizimi do të përfitojnë nxënësit, por do të racionaliziohen edhe shpenzimet.

“Nisur nga ajo që po ndodh me demografinë tonë, migracionin masiv të popullsisë sonë jashtë vendit, tashmë ka një të ashtuquajtur tepricë mësuesish, megjithëse personalisht mendoj se një mësues nuk mund të jetë i tepërt. Ne vetëm duhet t’i bëjmë ato të funksionojnë. Strategjia jonë është puna me një turn, qëndrimi më i gjatë i nxënësve dhe mësuesve në shkolla dhe mësimi gjithëditor, i cili ka rezultuar shumë efektiv në disa vende.”, – deklaroi ministrja e Arsimit, Vesna Janevska.

Po ashtu mësimdhënësve që nuk plotësojnë fondin e orëve do t’u ofrohet punë në institucione që posedojnë kapacitete të ulëta njerëzore, siç janë: Byroja për Zhvillimin e Arsimit, Inspektorati i Arsimit, Qendra Shtetërore e Provimeve, si dhe institucione të tjera.

“Ne do t’u ofrojmë mësuesve, pasi të bëjmë ndryshime të vogla në ligje, të transferohen në këto institucione që ata të japin ndikimin e tyre në arsim, pra të transferojnë përvojën dhe njohuritë e tyre. Procesi është i madh dhe i ndërlikuar, por së bashku me partnerët tanë të huaj kemi energji dhe vullnet për të bërë diçka për të përmirësuar arsimin e përgjithshëm.”, – theksoi ministrja e Arsimit, Vesna Janevska.

Janevska shtoi se deri më tani me ndihmën e UNICEF-it dhe Bankës Botërore është bërë optimizimi në 10 komuna, ndërsa projekti i radhës parasheh 20 komuna të tjera. Sipas saj, pas përfundimit të procesit do të mund t’i shohim benefitet e optimizimit dhe racionalizimit të shpenzimeve

Marketing