



Kryetari i Plasnicës, Alija Jaoski ka shpërndarë një lajm në profilin e tij në Facebook nga mbledhja e para tri ditëve ku u bë edhe zyrtarisht kandidatura e tij për t’u rizgjedhur si kryetar i Plasnicës. Jaoski falënderoi z.Ismail Jaoski, zv.Kryeministrin e pare, Artan Grubi dhe liderin Ali Ahmeti për besimin e dhënë dhe të gjithë qytetarët tjerë.
“Paqja e Zotit qoftë mbi ju. Më datë 24.07.2021 na vizituan ministra nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në fakt ata hapën një forum publik ndërveprues në të cilin morën pjesë qytetarët e komunës sonë nga të gjitha vendbanimet. Nga këndvështrimi im ishte pozitiv dhe i suksesshëm sepse i kemi arritur qëllimet e përcaktuara”, shkruan Jaoski në Facebook.
“Në të njëjtën kohë, për habinë time personale nga Anëtari i Parlamentit z. Ismail Jahoski dhe Zëvendës Kryeministri i Parë Z. Artan Grubi, përcolli mesazhin dhe dëshirën e udhëheqësit të BDI-së z. Ali Ahmeti, për emërimin tim si kandidat zyrtar për zgjedhjet e rregullta lokale 2021”, ka thënë Jaoski.




Ndjej nevojën të falënderoj të gjithë ju që morët pjesë në sondazhe dhe më dhatë përsëri besimin tuaj.
Faleminderit të gjithëve, nuk do të ju zhgënjej, gjithmonë do të punoj ekskluzivisht në interes të qytetarëve të komunës sonë.