Tenistja nga Japonia, Naomi Osaka ka fituar “US Open” kundër tenistes amerikane, Serena Williams.
Kjo e fundit e ka quajtur gjyqtarin e lojës “hajdut”, ngjarje kjo e cila konsiderohet si skena më dramatike në finale të Grand Slam.
Williams u dënua për gjestin e saj dhe me pas ajo u mund nga Osaka me rezultat 6-2 6-4 në New York, shkruan BBC Sport.
Tenistja Osaka u përqendrua në lojë vetëm për t’u bërë japonezja e parë që fitoi në Grand Slam.
Pas ndeshjes, Williams ka refuzuar që t’i shtrëngoj duart me gjyqtarin Carlos Ramos.
“Më vjen keq që loja përfundoj në këtë mënyrë” ka thënë Osaka para gazetarëve.