JAPONI, Facebook dyshohet për fshehje të të ardhurave

Gjigandi i rrjeteve sociale “Facebook” akuzohet në Japoni për mashtrim në raportimin e të ardhurave të tij në këtë vend.

Marketing

Në raportimin e të përditshmes “Japan Today” thuhet se “përfaqësia e Facebook në Japoni nuk ka deklaruar rreth 500 milionë jen (4,7 milionë dollarë) të ardhura që i nënshtrohen tatimit gjatë dy viteve”.

“Të ardhurat nga reklamat e gjigantit të teknologjisë të fituara në Japoni u paguan në përfaqësinë e saj në Irlandë, ku niveli i taksave të korporatave është më i ulët, në përpjekje për të zvogëluar të ardhurat që i nënshtrohen tatimit në përfaqësinë e Japonisë”, thuhet në raport.

Japonia ka normën e taksës ndaj korporatave prej rreth 30%, përderisa në Irlandë ajo është me rreth 12,5%.

Megjthatë, raportimi thotë se “gjigandi i mediave sociale me praninë në të gjithë globin besohet se ka korrigjuar deklaratën e tij të taksave dhe ka paguar taksat shtesë prej mbi 100 milion jenësh të vendosura nga Byroja Rajonale e Taksave në Tokio”.

“Ne po bashkëpunojmë me autoritetet e taksave për t’iu përgjigjur rregullave ligjore në secilin vend”, ka deklaruar përfaqësia japoneze e “Facebook”.

“Rregullatorët po rritin kontrollin mbi masat e kursimit të taksave të ndërmarra nga gjigantët e teknologjisë, si Facebook, Apple, Amazon dhe Google, përfshirë transferimin e të ardhurave nga përfitimet lokale në një përfaqësi në një vend me norma më të ulëta tatimore”, thotë e përditshmja japoneze.

Marketing